Ushqimi ne Victory

Hotel Victory ju bënë të ndjeheni të mirëpritur si në shtëpinë tuaj. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime te cilësisë më të lartë në restorantin tonë.

Restoranti kryesor i hotelit, duke ofruar 300 vende ju lejon të ushqeheni në tryezë pa lënë anash rehatinë e ambientit te hotelit. Ju do të gjeni shujta të përsosura, me meze e pije apo koktej që përputhet me shijet tuaja. Duke ofruar një gamë të ushqimit nga menyja tradicionale e Kosovës deri tek kuzhina bashkëkohore ndërkombëtare, dhe koleksionin e zgjedhur të verërave evropiane dhe rajonale. Hotel Victory është shtëpi për disa nga restorantet më të mira në Prishtinë.

Mëngjesi në Victory

Fillojeni ditën si duhet – me një përvojë të rrallë duke ngrënë një mëngjes afarist në Hotel Victory. Me një meny të pasur që përmban frute dhe perime të freskëta nga më të larmishmet, mëngjesi në Viktory është një fillim i shijshëm i një dite të ngjeshur duke ofruar lloje të veçanta të kafes dhe pjekjeve të freskëta nga stafi ynë profesional.

… Një arsye që ia vlen të ngriheni nga shtrati!

Hapur:

Çdo dite pune prej orës 07:00 deri 23:00.

Hapur:

Bufeja e mëngjesit:

Ditëve të punës 7:00 - 9: 30

Gjatë fundjavës 7:00 - 10:30