Takimet dhe ndodhitë

Pajisjet për konferenca dhe raste të veçanta në Hotelin Victory përbëhen nga sallone ekskluzive dhe dhoma takimesh. Me qasje fleksibile, profesionistët tanë për shërbime dhe konferenca do të sigurojnë se klientët tanë bëjnë planifikime pa mundim. Hoteli mburret me një varg shërbimesh për të akomoduar në mënyrë efikase nevoja të ndryshme të takimeve ditore moderne. Larushia e dhomave të takimeve, bashkë me pajisjet teknologjike të siguruara, e bëjnë qendrën tonë të konferencave një vend ideal për çdo ngjarje.

Në Hotel Victory, ne e kuptojmë se ngjarja juaj është një investim i rëndësishëm në biznesin tuaj, një datë në kalendarin tuaj në të cilën ju mbështeteni në ndihmën e ofruar për të arritur synimet tuaja. Në Hotel Victory ju do të gjeni një parter shumë me përvojë dhe shumë profesional të cilit mund t’ia besoni organizimin tuaj.

Shërbimet tradicionale

Ne do t’ju sigurojmë një asistent personal dhe shumë të trajnuar i cili do t’ju ndihmojë në organizimin tuaj gjatë tërë ngjarjes.

Ekspertiza jonë e brendshme teknologjike do ta rregullojë skenën për ngjarjen tuaj dhe do të jetë në shërbimin tuaj gjatë tërë ngjarjes.

Shërbimet për konferenca dhe takime:

    • Mbështetje IT
    • WI-FI në tërë hotelin 
    • Freskitë e konferencës ( ne u ofrojmë me ëndje çdo pjesëmarrësi lëngje të freskëta dhe biskota të freskëta) 
    • 20 % zbritje në çmimin e dhomës për pjesëmarrës të konferencave 
    • Ofrimi i menysë më të mirë 
    • Asistent profesional për t’ju ndihmuar gjatë tërë ngjarjes